Aktuale

Kurti e respekton orarin e lëvizjes, furnizohet me ushqim

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, sot e ka shfrytzuar kohen e kufizuar prej 1 orë e 30 minuta për tu furnizuar me ushqim, raporton portali FrontOnline.

Kurti, sot ka vizituar disa markete në Prishtinë, ku ka blerë disa gjëra ushqimore të cilat prodhohen në Kosovë.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Intagram, ka thënë se ka shumë prodhime vendore, Kurti mes të tjera ka falenderuar edhe punënorët për sherbimin që bëjnë ndaj konsumatorëve.

Postimi i plotë:

“Ne 5-shat, sipas shifrës së parafundit të numrit personal, e kemi orarin e paraditës prej orës 9:00 deri në 10:30. Bleva perime e pemë, bukë e djath, qumësht e vezë, lëngje vishnje e rrepe. Ka shumë më tepër prodhime vendore sesa që përgjithësisht mendohet.

I falënderoj të gjithë këta punëtorë të shitoreve për respektin dhe shërbimin ndaj neve konsumatorëve, për kujdesin dhe pastërtinë në lokalet e tyre”, ka thënë Kurti.

the authorGazetaKNN