Aktuale

Kurti e refuzon Thaçin për takim

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka refuzuar sot ta takojë Presidentin e vendit Hashim Thaçi.

Në një përgjigjie, zyra e Vetëvendosjes për marrëdhënie me publikun thotë se Kurti e ka të pamundur takimin e sotëm me Thaçin pasi gjendet jashtë Prishtinës.

“Pak pas orës 11:00, në selinë e LVV, sot erdhi letra e Presidentit të Kosovës për një takim po ashtu sot në ora 13:30, me Kryetarin e LVV, Albin Kurti. Kryetari Kurti e ka sot të pamundur ta takojë Presidentin, meqenëse ndodhet jashtë Prishtinës. Ai do ta njoftojë së shpejti Presidentin për ditët e orët e mundshme të takimit”.

the authorGazetaKNN