Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti kanë vizituar familjen Jashari.
Rifat Jashari i ka falënderuar Kurtin dhe Osmanin për vizitën.
Fillimisht të dy kanë bërë homazhe në kompleksin memorial të kësaj familje.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë homazheve që bëri në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, deklaroi se familja Jashari e bëri Prekazin kryeqytet të kryengritjeve të shqiptarëve.
Ndërkaq Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha se sot janë në Prekaz për ta nderuar sakrificën e familjes Jashari dhe të atyre që luftuan për lirinë e vendit.