Aktuale

Kurti e Mustafa takohen sot pasdite për koalicion

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, pritet të takohen sot.

Bëhet me dije se takimi do të ndodhë sot në orët e pasdites, porse zyrtarisht nga asnjëra parti nuk e kanë konfirmuar.

Albin Kurti sot gjatë gjithë ditës është duke zhvilluar takime me drejtues të Sindikatave të Shëndetësisë, të Policisë dhe të Arsimit, raporton koha.net

Ndërkohë, kujtojmë se nga Vetëvendosja janë shprehur optimist se do të arrihet një marrëveshje koalicioni me LDK-në, por pa u përfshirë këtu çështja e presidentit.

LDK po e kërkon me ngulm këtë pozitë për ta “rehatuar” Isa Mustafën pasi Thaçit t’i përfundoi mandati, por që VV nuk po e pranon, të paktën deri tani.