Deputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti dhe deputetja nga po e njëjta parti Donika Kadaj-Bujupi, për të cilët Gjykata Themelore e Prishtinës ka shqiptuar nga një muaj arrest shtëpiak, i janë bashkuar festës së Lëvizjes Vetëvendosje e cila është duke u mbajtur në sheshin ‘Zahir Pajaziti të kryeqytetit.
Kurti, Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu u arrestuan dy ditë më parë në oborrin e Kuvendit të Kosovës. Arrestimi tyre ishte urdhëruar nga Gjykata, pasi për disa herë nuk ishin paraqitur në gjykim, për rastin që ka të bëjë me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. /KosovaPress/