Aktuale

Kurteshi kërkon të miratohet vetëm një rezolutë për Thaqin

Deputeti i Vetëvendosjes, Ismail Kurteshi ka kërkuar në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet për Nehat Thaqin, që Kuvendi të miratojë vetëm një projekt rezolutë dhe jo tri projekt rezoluta siç janë paraqitur, shkruan Gazeta Express.

 Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti ka shprehur se kjo kërkesë u provua më herët, por nuk u arrit një dakordësi për harmonizim të një projekt rezolute. Ai tha se të tri kërkesat kanë frymën e lirimit të Thaqit dhe duhen të hidhen të tria në votim.