Ta ‘rrotulloni’ fëmijën duke e mbajtur në ajër për duar mund të duket si një argëtim i padëmshëm, por ekspertët paralajmërojnë se ky aktivitet i tillë mund të shkaktojë lëndime të dhimbshme.
Fëmijët mes një dhe katër vjeç, kanë ligamente më të dobëta dhe eshtra më pak të zhvilluar, që nënkupton se ata kanë më shumë gjasa të preken nga gjendja e njohur si “tërheqja e bërrylit”.
Ndërkohë që fëmijët rriten, trupat e tyre bëhen më të përballueshëm ndaj lëndimeve, thuhet sipas uebfaqes Kids Health që udhëhiqet nga Fondacioni Nemours, transmeton Gazeta Express.
Bërryli lidhë eshtrat e krahut dhe ligamentet që rrethojnë ata mund të dështojnë tek parashkollorët. Tërheqja e bërrylit ndodh kur ligamentet këputen, nganjëherë me një sasi relativisht të vogël të forcës.
Lëndimi mund të shkaktohet gjithashtu edhe duke e ngrehur lartë një fëmijë për duar; duke kapur krahun e tyre shumë shpejt dhe duke shkulur krahun. Përderisa lëndimi është mjaft i dhimbshëm, ai nuk shkakton dëmtim afatgjatë.