Shëndetësi

Kur trupi kërkon ndihmë nga ju, këto janë 7 shenja që vazhdimisht injorojmë (Foto)

Trupi është një mekanizëm perfekt ku shumë gjëra mund të ndodhin njëkohësisht. Ndonjëherë ai na jep shenja se ka nevojë për ndihmë dhe nëse i injorojmë, mund të çojnë në probleme të rënda shëndetësore, shkruan shendeti.al

1. Pagjumësi, acarim dhe dhimbje të këmbëve

Nëse keni këto shenja, trupi mund të ketë nevojë për magnez dhe kalium. Për t’i marrë këto lëndë ushqyese shumë të nevojshme për
organizmit, duhet të përfshini në dietën e përditshme domate, banane, portokall, spinaq etj. Ja cilat janë disa nga ushqimet e pasura me
kalium dhe magnez.

2. Lëkurë e thatë

Lëkura e thatë mund të sinjalizojë për mungesë të vitaminës E. Prandaj ju duhet të konsumoni më shumë perime, vaj ulliri, fruta të thata
dhe peshk.

3. Dëshirë për të ngrënë sa më shumë ëmbëlsira

Nëse papritur keni një dëshirë të madhe për të ngrënë sa më shumë ëmbëlsira, atëherë stresi, depresioni ose lodhja mund të jenë
shkaktarët. Trupi ka nevojë për glukozë. Për të ëmbëlsuar gojën dhe për t’u qetësuar, duke shmangur njëkohësisht shtimin në peshë,
konsumoni më mirë çokollatë të zezë ose mjaltë.

4.Dëshirë për të ngrënë akull

Nëse keni një dëshirë të papërballueshme për të ngrënë akull, mund të vuani nga anemia – mungesa e hekurit. Burimet më të mira të
hekurit janë mishi, veza dhe produkte të detit. Gjithsesi, është mirë të konsultoheni me mjekun nëse e kai shumë akullin dhe ndiheni shumë
të lodhur dhe pa energji gjatë ditës.

5.Gjakderdhje nga mishrat e dhëmbëve

Gjakderdhja e shpeshtë nga dhëmbët mund të jetë shenjë paralajmëruese e mungesës së vitaminës C. Përfshini këto produkte në vaktin
tuaj: qitro, spinaq, spec të kuq ose jeshil, domate, lakër, lulelakër dhe brokoli.

6. Flokë dhe thonj të brishtë

Mund të shkaktohen si pasojë e mungesës së vitaminës B. Pini më shumë qumësht dhe konsumoni fruta deti dhe kërpudha.

7. Unaza përreth irisit

Unaza të tilla mund të shfaqen pas moshës 50 vjeç dhe janë normale. Por, nëse shfaqen në moshë më të re, atëherë mund të jetë shenjë e
niveleve të larta të koelsterolit. Duhet të konsultoheni me mjekun për këtë.