Nga zgjedhjet e djeshme presidentciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) fitues doli Donald Trump i cili u zgjodh Presidenti i 45’të i Amerikës. Trump këtë detyrë do e marrë në muajin janar nga presdenti aktual Barak Obama, shkruan Gazeta Express.
Sipas kushtetutës amerikane Barak Obamës i mbaron mandati në 20 janar dhe që nga ajo ditë presidenti i radhës betohet në Bibël dhe vazhdon detyrën e re.
Që nga kjo ditë edhe familja e Trump’it duhet të transferohet në Shtëpinë e Bardhë në të cilën do të jetojnë së paku 4 vjet. Sipas traditës së SHBA atë ditë pas ceremonisë së betimin rreth 6 orë bëhet dhe transportimi i oriendive të presidentit të ri në Shtëpinë e Bardhë.