Kuriozitete

Kur ta kuptoni se sa para u jep punëtorëve për pushime, të gjithë do ta donit një shef të tillë

Ka njerëz të cilët janë të gatshëm që të marrin pushim nga puna pasi që ata e meritojnë, mirëpo kanë frikë se çka do të ndodhë në mungesë të tyre.

Mark Douglas, shef i kompanisë së marketingut “SteelHouse” ka hasur në këtë problem. Ai u tha punonjësve të tij që mund të marrin pushim sa herë që koha ishte e përshtatshme, mirëpo shumë prej tyre nuk e dinin se si të reagonin.

Pastaj Mark kishte një ide. Pse të mos paguante punonjësit e tij që të shkonin në një pushim kudo që ata duan për të? Kjo në vetvete nuk është një lëvizje shumë e çuditshme, por në këtë rast Mark kishte në mendje që do t’u paguante punonjësve të tij një bonus prej 2000 dollarësh, që ai i shpenzon vetëm në kohën e lirë.

Me fjalë të tjera në qoftë se ju punoni për kompaninë e Markut një herë në vit ju mund të shkoni kudo që ju dëshironi dhe të bëni çfarë të doni atje. Sigurisht disa njerëz i duan bonuset që t’i marrin pa shkuar në pushim. Por Mark nuk dëshiron të bëjë kompromis për këtë çështje. “Unë në fakt dua që ju të udhëtoni diku dhe të kaloni kohë të mirë”, këmbëngul ai.

Rezultatet e idesë së tij flasin mjaft shumë. Për tre vitet e fundit vetëm pesë persona nga 250 të punësuar janë larguar nga kompania dhe ata tre e bënë këtë për arsye që nuk kanë të bëjnë me punën. Po ashtu pas pushimeve të tyre “bonus”, punonjësit e Markut kthehen me rezerva të reja të energjisë dhe produktiviteti i tyre është shumë më i lartë.

Mark beson se kompanitë tjera do të bënin mirë të imitojnë idenë e tij. Ai beson se të gjithë ata duhet të pranojnë se kjo ide është e mirë dhe nuk duket si një plan i çmendur që kërcënon suksesin e tyre.

“Kjo është një gjë për t’u thënë punonjësve tuaj se keni tre javë kohë pushimi, siç bëjnë në shumicën e kompanive. Dhe po ashtu kjo është një tjetër gjë kur ju i njoftoni punonjësit se ju iu keni dhënë disa para dhe t’u thoni se në qoftë se i përdorni për pushimet e juaja atëherë ato thjesht të treten. Kjo është një mënyrë më efektive për të bindur punonjësit tuaj se sa e rëndësishme është që të marrin një pushim”, thotë Mark./Arbresh.info