Aktuale

Kur do ta ketë Prishtina metronë? Ja si përgjigjet Shpend Ahmeti

Kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti, në debatin e sotëm në Kolegjin AAB, u përballë me pyetje mjaft interesante nga studentët e këtij kolegji. Një ndër to ishte edhe pyetja se kur ka me e pas Prishtina trenin nëntokësor?

Ahmeti iu përgjigj kësaj pytje duke thënë se nuk përjashtohet mundësia që kjo mund të bëhet pas 20 vitesh, por që për të ardhur deri te kjo, duhet të bëhen shumë punë duke filluar që nga tani, transmeton Gazeta KNN.

“Metronë, Sofia e Bllugarisë e ka fillu në vitin 1966 dhe e ka përfundu në 2015-tën. Nuk është e përshtatshme Prishtina për metro, por edhe po të ishte e përshtatshme, nuk jemi te kati i dhjetë, jemi te i pari. Në mënyrë që fëmijët tanë pas 20-30 viteve, ta kenë shancen me e ba metronë, ne duhet me punu tash. Po s’punuam tash, as pas 20 viteve s’ka me u ba. Pra, çka mundemi me ba në këtë mandat, apo në 4 deri në 8 vitete e ardhshme, është “tren i lehtë”, prej Bardhoshit deri në Aeroportin e Prishtinës me i përdor shinat ekzistuese”, tha Ahmeti. /Gazeta KNN