ShowBiz

Kur qëllimet e mira keqkuptohen nga bota e internetit, ndodhia e misit nga Arika Jugore

Mis Afrika e Jugut ka shkaktuar zemërim në internet pasi që ishte fotografuar duke u dhënë ushqim jetimëve me HIV, ndërsa po mbante veshur dorëza.

Demi-Leigh Nel-Peters, 22, u përball gjithashtu me akuzat të rënda për racizëm nga përdorues tw internetit pas publikimit të fotove të bamirësisë, në Johannesburg.

Misi nga Afrika këto akuza i mohoi fuqishëm dhe tha se ajo mbante doreza vetë për arsye higjienike.

Nel-Peters u kritikua në internet nga njerëz që thonin se misi kishte frikë të prekte fëmijët me sëmundje apo ajo kishte veshur doreza që të mundet ti prekë fëmijët e zinj.

Por në një video-mesazh të publikuar në Twitter, Miss Nel-Peters tha se qëllimet e saj ishin keqinterpretuar dhe ajo kërkoi falje për çdo shkelje të shkaktuar.

“Unë vetëm dua të sqaroj diçka. Të gjithë vullnetarët në terren mbanin doreza sepse na thanë se ishte gjëja e duhur për të bërë gjatë punës me ushqim. Ky ishte qëllimi ynë i vetëm me veshjen e dorezave; Për të qenë sa më higjienike. Unë me të vërtetë mendoj se synimet e mia u keqkuptuan plotësisht,” tha Nel-Peters.

Mis Afrika Jugore tha se edhe pse qëllimet e saj ishin keqinterpretuar më shumë se 300 fëmijë të uritur janë ushqyer.

“Për mua, gjëja kryesore është se sot 300 fëmijë kanë marrë një drekë të duhur dhe të ngrohtë dhe e kanë marrë atë me apo pa doreza, prandaj jam pak e trishtuar që qëllimet e mia janë marrë plotësisht të gabuara dhe unë kërkoj falje nëse i ofendova dikë.”