Aktori Jim Carrey (55) në intervistën e re ka thënë se me vite ka luftuar me depresionin dhe atë në kohën e famës më të madhe.
Ai në kohën e tij ka qenë aktori më i paguar botëror, por gjatë kësaj kohe ishte sëmurë nga depresioni dhe nuk gjeti fatin.
“Kam luftuar me vite me depresionin, por sot nuk brengosem se çfarë thonë njerëzit për mua”, shprehet ai.
Aktori kohëve të fundit është në qendër të vëmendjes për shkak të akuzave se i ka ndihmuar ish-të dashurës Catriona White për të kryer vetëvrasje.
Nëna e saj thonë se aktori është përgjegjës për vdekjen e saj, pasi që i ka siguruar tabletat që përdori për të mbytur veten.