Programi i cili ka fituar zemrat e të gjithë shqiptarëve që kur ka filluar është “Big Brother Albania”.
Por, moderatorja e këtij realit shou Arbana Osmani, duket se është lodhur nga pyetja “Kur fillon Big Brother”. Ajo në rrjetin e saj social “Instagram” ka postuar një foto ku e quan pyetje të muajit, të vitit dhe të jetës.
Kujtojmë se “Big Brother Albania” është lajmëruar se do të fillojë në muajin mars, por se data nuk është bërë ende publike./KosovaPress/
