Sipas të dhënave të mjekëve të publikuara në “Parents.com”, fëmija duhet të limitojë përdorimin e biberonit në muajin e 24 dhe ta eleminojë totalisht brenda vitit të 4 të jetës. Këtë përfundim e sjellin pas pohimit edhe të dentistëve.
Siguria e përdorimit të biberonit fallco
Sipas “American academy of pediatrics”, duhet të ndiqni këto rregulla:
Ai duhet të jetë i butë dhe gjithmonë duhet të përdorni masën e saktë që i përputhet moshës së fëmijës (0+, 6 muaj + etj);
Biberonat duhet të pastrohen gjithmonë me ujë të ngrohtë dhe detergjent specifik;
Mos e vendosni kapësen plastike ku varet biberoni rreth qafës apo dorës së fëmijës, shkruan pernenat.al
Mos përdorni thithat e biberonit që fëmija pi si një biberon fallco. Kjo gjë rrit rrezikun e mbytjes;
Kontrolloni vazhdimisht biberonat dhe nëse materiali është dëmtuar e hidhni. Edhe nëse ka ndryshuar ngjyrën.
Parimet bazë të përdorimit të biberonit
Fëmijët kanë lindur me një nevojë për të tithur, e cila jo vetëm shërben për të siguruar ushqim por edhe për ta qetësuar. Mund të përdoret pasi prodhimi i qumështit është stabilizuar. Nën muajin e 24 të jetës, përdorimi i biberonit nuk ka asnjë ndikim tek dhëmbët e fëmijës, por nëse përdoret deri në vitin e 4 ose më pas mund të shkaktojë probleme në të folur, në kafshim, etj.
Sipas mjekut Marolyon Morford, biberoni mund të hiqet nga viti i parë i jetës, kjo pasi nevojat gjatë zhvillimit të fëmijës nga ajo moshë nuk e përfshijnë më thithjen, por për disa fëmijë ai mund të hiqet i fundit. Pra edhe pasi është hequr bebelina.