Aktuale

Kur do të vijnë në Kosovë trupat e pajetë të vëllezërve Abazi, flet Lutfi Haziri

Shemsedin e Isa Abazi janë vëllezërit nga “Livoçi Epërm” i Gjilanit që dje tragjikisht humbën jetën nga një tërmet i fuqishëm që goditi Shqipërinë e dridhjet e secilës u dëgjuan edhe në Kosovë.

Sikurse gjitha humbjet e jetëve në Shqipëri nga kjo tragjedi, zemrat e gjithsecilit preku edhe vdekja e vëllezërve Abazi.

Trupa e pa jetë të Shemsedin e Isa Abazit po qëndrojnë ende në Shqipëri, pasi që duhet përfundohen procedurat e obduksionit.

E kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka treguar për FaktePlus, se vazhdimisht është duke komunikuar me institucionet atje lidhur me këtë çështje.

Madje ai shpreson që sa më shpejt të përfundojnë gjitha procedurat dhe trupat e pa jetë të dy vëllezërve të shkojnë në familje.“Ne jemi në koordinim me Ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë dhe Ambasadën e Kosovës në Shqipëri, madje kam kontaktuar edhe kryeministrin Edi Rama dhe jemi në koordinim të plotë. Nuk besoj që nisen sot, përshkak se janë procedurat që duhet ndjekur për t’i nisur trupat e pajetë në Kosovë. Në Shqipëri janë duke vazhduar kërkimet, por besoj që shuam shpejt do të kryhen procedurat e obduksionit dhe procesi si i tillë të përfundojë dhe do të njoftohemi me kohë”, tha Haziri për FaktePlus.

Në raste si këto në Shqipëri nuk kishte si të mungonte humanizmi i qytetarëve nga Kosova. I riu nga Gjilani Alfred Halili ka nisur iniciativën për të ndihmuar familjen Abazi në këto ditë të rënda për çka edhe vet familja ka bërë thirrje për të ndihmë.

E Haziri, për FaktePlus, tha se janë në kontakt me familjen e dy djemve që humbën jetë e që pas vetës lanë fëmijë.

Ai madje thotë se nga Komuna e Gjilanit, nuk do të mungoj asnjë lloj ndihme për familjen Abazi.
“Jemi në kontakt me familje dhe komuna e mbështet çdo lloj nevoje që ka familja Abazi”, tha Haziri për FaktePlus.

Më poshtë sjellim edhe xhirollogarinë e familjes Abazi ku mund ta ndihmoni.

Kurse, në Shqipëri po vazhdojnë kërkimet për trupa të pajetë që gjenden nën rrënojat e pallateve e objekteve që u shkatërruan nga tërmeti i fuqishëm.

Qytetarët e Kosovës, u aktivizuan masivisht për të ndihmuar gjithë shqiptarët e prekur nga tërmeti. Kosova po ofron edhe shtëpitë e tyre për strehimin e familjeve nga Shqipëria.