ShowBiz

Kur ‘bombat’ bëhen bashkë, kështu uron JLo – Kim Kardashianin për ditëlindje

Kim Kardashian po feston ditëlindjen e 38-të.
Mes shumë urimesh që ylli televiziv ka marrë nga familja e ngushtë e më të afërmit e saj, një urim i ka ardhur edhe nga ‘bomba’ tjetër.

Është këngëtarja Jennifer Lopez ajo e cila me anë të disa postimeve në Instagram, nuk ka harruar të urojë miken e saj.

Ajo ka publikuar disa ‘selfie’ që dyshja kanë bërë bashkë, e që janë stil i preferuar i fotografive për Kim-in.

Lopez ka shkruar: “Urime ditëlindja”, duke etiketuar Kimin në fotografitë ku ato shihen si motra./Gazeta Express/

the authorBurbuqe Metolli