Aktuale

Kuqi: Sot është temë kufiri, i cili po vendoset me mur në Mitrovicë

Sekretar i Përgjithshëm i AAK-së, Blerim Kuqi i ka thënë kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa se sot nuk është temë kufiri me Malin e Zi, “pavarësisht përpjekjes suaj për ta rikthyer në orbitë, të cilin nuk e kanë votuar as deputetë të partisë suaj, e lere më të tjerët, por një kufi tjetër, i cili po vendoset me mur në Mitrovicë”.

Deklarata e Kuqit vie pas një shkrimi të publikuar nga kryeministri Mustafa, i cili ka thanë se ata që trumbetonin dhe gati e dogjën Kosovën se po humbim mbi 8 mijë hektarë nga shënimi i vijës kufitare me Malin e Zi, sot po dalin kundër matjes së territorit, sepse sipas tyre Kosova nuk ka kufij.

Deklarata e plotë e Kuqit:

I nderuari Kryeministër Mustafa,

Marrëveshja e juaj për Demarkacionin, e ka dështuar Demarkacionin me Malin e Zi dhe faji është i juaj dhe vetëm i juaj. Përpjekja e juaj që ta hedhni fajin dikund tjetër e të mos e pranoni dështimin në këtë temë, flet për dështimin dhe paranojën tuaj e jo për qëndrimin parimor e krejt pa interes të Opozitës, e cilia sipas jush paska dashur ta kallë Kosovën.

Kjo temë kërkon qasje serioze e shtetërore, e cila po më duket është e pamundur që të bëhët, derisa ju të jeni kryeministër.

Sot nuk është temë kufiri me Malin e Zi, pavarësisht përpjekjes suaj për ta rikthyer në orbitë, të cilin nuk e kanë votuar as deputetë të partisë suaj e lere më të tjerët, por një kufi tjetër, i cili po vendoset me mur në Mitrovicë.

Nëse je Kryeministër merru me këtë temë dhe shembe atë mur, ose shko në shpi.

Ne nuk e kemi ndërmend të heqim dorë kurrë nga asnjë milimetër e territorit të Kosovës, pavarësisht paranojës suaj të dështimit.

Blerim Kuqi, Sekretar i Përgjithshëm i AAK-së