Rajon & Botë

Kupa Audi, Atletico Madrid mposht Napolin

Atletico Madrid mposhti Napoli pas kthesës në hapje të Kupës Audi në “Allianze Arena” me rezultat 2:1 (0:0).

Callejon në minutën 57 solli Napolin në epërsi, por madrilenët barazuan përmes Torres në minutën 72. Golin e fitores Atletico Madrid ia siguroi Vietto nëntë minuta para përfundimit të ndeshjes.

Portieri i Atletico Madrid Oblak në minutën 34 mbrojti një penallti të ekzekutuar nga Milik, ndërsa Godin i Atletico u përjashtua nga ndeshja në finish të takimit.

Për Napolin luajti Hysaj, i cili u zëvendësua nga Maggio në minutën 74.

Napoli: Reina; Hysaj (Maggio 74), Albiol, Chiriches (Maksimovic 74), Ghoulam (Mario Rui 74); Allan (Rog 63), Jorginho (Diawara 74), Hamsik (Zielinski 63); Callejon (Mertens 63), Milik (Ounas 63), Insigne (Giaccherini 74)

Atletico Madrid: Oblak; Juanfran (Lucas 73), Godin, Savic (Kranevitter 73), Filipe Luis (Gimenez 73); Gabi (Vrsaljko 73), Koke; Carrasco, Gaitan (Partey 65), Griezmann (Correa 73); Torres (Vietto 73)

Në ndeshjen tjetër nga ora 20.30 takohen Bayern-Liverpool.