Aktuale

Kumunikacioni hekurudhor në Maqedoni akoma i mbyllur

Edhe sot, për të pestën ditë rradhazi është i mbyllur komunikacioni hekurudhor në Maqedoni për shkak të protestës të punëtorëve të cilët kërkojnë pagesë të tërësishme të rrogave të janarit, përcjell Gazeta Express.

Siç bëjnë me dije nga stacioni hekurudhor në Shkup, edhe sot nuk do të transportojnë udhëtarë dhe mallra. Sipas tyre ndërprerja do të vazhdojë përderisa të përmbushen kërkesat e tyre.