Aktuale

Kumanovë, gjendet trupi i pajetë i një personi

Mëngjesin e sotëm në Kumanovë është gjetur trupi i pajetë i një mashkulli, me plagë në kokë, të shkaktuara nga zjarri.

Banorët e ndërtesës në fjalë supozojnë se bëhet fjalë për vetëvrasje të shkaktuar rreth orës 7.30 në korridorin e katit të parë.

Gjithashtu thonë se i ndjeri nuk ka jetuar aty dhe nuk është fqinj i tyre.

SPB e Kumanovës njofton se për rastin janë njoftuar rreth orës 7.30, kurse ende nuk është mësuar identiteti i të ndjerit.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e krim teknikës, Prokurorisë themelore publike dhe Mjekësisë ligjore. Pas ekspertizës do të mësohet se bëhet fjalë për vrasje apo vetëvrasje.

Ndryshe në ndërtesën ku ka ndodhur ky rast tragjik jeton kryetari i Kumanovës, Zoran Damjanovski.