Aktuale

“Kumanova”, sot dëshmon Bajram Elshani dhe Nexhbedin Lika

Në seancën gjyqësorë për rastin e Kumanovës, sot para trupit gjykues në Maqedoni, do të dëshmojnë të akuzuarit Bajram Elshani dhe Nexhbedin Lika.

Në seancën e kaluar dëshmuan Valdet Zekaj dhe Mirad Qerimi.
Të dy të akuzuarit mohuan akuzat ndaj tyre, ato u shprehen se në Maqedoni kanë ardhur me qellim “që t’i çlirojnë shqiptarët e Maqedonisë”.

Nën aktakuzën vepër terroriste në rastin “Kumanova” akuzohen 37 persona lidhur me përleshjet e armatosura më 9 dhe 10 maj të 2015-tës në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë.