Policia e Pogradecit ka arrestuar në flagrancë një kultivues kanabis sativa.
Blerand Gjona, 27 vjeç, u arrestua pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, pranë vendit të quajtur “Velangovë” mbi fshatin Dardhas, tek një parcelë toke në të cilën u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan me anë të djegies, një sasi prej 2000 rrënjësh bimë të dyshuara narkotike Kanabis Sattiva.
Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale: “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.