Aktuale

Kujdes si lëvizni me veturë në Prishtinë, mund të gjobiteni

Aksioni për rregullimin e rendit në komunikacion në komunën e Prishtinës ka disa ditë që po vazhdon.

E në baze të këtij aksioni policia ka bërë të ditur se nuk do të ketë tolerancë ndaj personave të cilët i thyejn rregullat e komunikacionit.

E gjithë kjo për shkakë të tollovisë që është e pashmangëshme në qytetin e Prishtinës, e në të shumëtën e rasteve po shkaktohen edhe aksidente.

Drejtori i Inspekcionit të Prishtinës Adonis Tahiri ka bërë të ditur se gjatë kësaj të martë është gjobitur një person me gjobë ne vlerë prej 100 euro, kjo pasi që i njejëti me veturën e tijë po lëvizte në shiritin e autobusit.

E kjo lëvizje është e ndaluar me shenja të komunikacionit, dhe nuk lejohet lëvizja e mjeteve të tjera përveq autobusëve, e një lëvizje e tillë jo vetëm që pengon qarkullimin por edhe rrezikon këmbësorët.