Aktuale

Kujdes, sërish në qarkullim kartëmonedhat fals

Një arkëtare e një banke në Prishtinë ka raportuar se kishte pranuar një monedhë prej 50 euro, e cila dyshohet se është e falsifikuar.

Njësia përkatëse policore ka sekuestruar kartëmonedhën, ndërkohë që ka nisur me hetimin e rastit.