Shëndetësi

Kujdes nga pijet pa kalori!

Një studim i ri tregon se lëngjet dietale mund të kenë efekt plotësisht të kundërt tek ata që duan të humbin peshë.

Shkaku i kësaj është përbërësi me emrin acidi fosforik, i cili gjendet edhe në pijet e ëmbla, mirëpo studimi më i ri tregon se ata që pinë pije pa kalori pinë shumë më shumë sesa ata që pinë lëngje të zakonshme, transmeton “Zeri.info”.

Studimi, i cili ka zgjatur gati 10 vjet, është kryer në 749 persona të rritur më të moshuar se 65 vjeç.

Po ashtu, për këtë siç potencojnë studiuesit, fajtor është acidi fosforik e cila në studimet tjera është lidhur me shtypjen e lartë të gjakut, diabetin dhe sëmundjet e enëve të gjakut.

Është e ditur se pijet me sheqer trashin, prandaj përfundimi më logjik i studimit është se duhet të jeni të matur, pasi konsumi i tepërt i gjithçkaje në këtë apo në atë mënyrë është i dëmshëm për shëndetin.

Edhe disa studime tjera kanë konfirmuar të njëjtën gjë, pra se pijet të cilat mendohen se janë pa kalori nuk janë aspak si të tilla, por përkundrazi ndikojnë në shtimin e peshës. /ZËRI/