Është vënë në pranga nga Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 3, Preng Luka, 22 vjeç, banues në Tiranë.
Mësohet se dy ditë më parë, 22-vjeçari rreth orës 21:55, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka kryer vjedhjen me dhunë të një kioskë, ku ka arritur të marrë shumën monetare prej 24.000 lekë të reja.
Gjithashtu nga hetimet e kryera ka rezultuar se ai është autor i dyshuar i vjedhjes së ndodhur më datë 04.01.2017, në rrugën Egnatia, ku në bashkëpunim me një person tjetër i ka marrë me forcë M.D., telefonin e markës “Samsung” dhe orën e dorës të markës “Pateke-Filip”.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.