Deputeti i AKK-së, Blerim Kuçi pasi ka mbajtur një fjalim me kritika rreth deputetëve që kanë thirrë seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar raportin e Progresit, edhe pse ende nuk është përkthyer ky raport, ai tha se largohet nga seanca pasi ai vet nuk e flet gjuhën angleze.
Kuqi gjatë fjalimi u ka bërë pyetje deputetëve pse me kaq nguti po diskutohet raporti ende pa u përkthyer në shqip.
“A po do me na ra Rusia, a turki po do me na hy në Kosovë, a po e sulmojnë Kosovën UFO-t”, shtroi pyetje Kuçi.
Për më tepër ai e quajti raport të anglishtfolësve diskutimin e sotëm në kuvend për këtë raport.
“Unë jam në grupin e deputetëve që nuk e flet gjuhën angleze prandaj edhe nuk do të qëndroj në këtë seancë”, tha Kuçi.
Raporti i sivjetmë i progresit i lëshuar për Kosovën nga Komisioni Europian ende nuk është përkthyer nga anglishtja për deputetët e Kosovës.