ShowBiz

Ku po e mban Luana Krenarin gjatë pushimeve

Janë dy por shpesh ato konsiderojnë njëra tjetrën si një të vetme, një relacion i shëndetshëm është i motrave Vjollca, tash e sa kohë ato përveçse komentojnë njëra tjetrën në fotografi, sa dashuri e madhe ekziston në mes tyre, edhe një gjë tjetër e dëshmon këtë, ato shpesh edhe pushimet i bëjnë bashkë.Për momentin ato ndodhen në Zvicër në St. Moritz duke shijuar bukuritë e këtij vendi malor.

Motrat Vjollca kanë ikur pak nga përditshmëria dhe puna për të kaluar momente me dashuritë e tyre.Kuptohet që Marinën e shoqëron bashkëshorti Geti, po Luana pse e mban kaq larg medias Krenarin kur dihet tashmë, se ajo është në lidhje me të, dhe pothuajse në çdo pushim janë bashkë.

Janë këto pushimet luksozë që djemtë kosovarë ju ofrojnë këtyre dy bukurosheve bionde. Pushime të tilla motrat Vjollca bëjnë shpesh, vite me parë ato sigurisht ndoshta nuk i kanë menduar, por për t’i ëndërruar po. Në këtë video ato me anë të këtij efekti tregojnë se dashuria e i ka kapluar. /Kosovarja/