ShowBiz

Ku mund ta gjejmë Aida Barakun?

Duket sikur këngëtarja e tekst shkruesja Aida Baraku nuk mund të gjendet askund.

Del ndonjë lajm aty këtu për të dhe kaq. Asnjë zë, asnjë fjalë, asgjë… Ndryshe nga bashkëshorti i saj, Armendi, i cili shfaqet kohë pas kohe, Aida ka vendosur seriozisht që të mos dal e të mos shihet.

Ajo kalon kohë vetëm me njerëz shumë të afërt, nuk jep intervista dhe nuk takon admirues të muzikës së saj.

E, ku mund të gjendet Aida? Nëse keni fatin mund ta takoni rastësisht tek del nga ndonjë taksi, ndryshe askund.

Këngëtarja nuk ka as llogari në asnjë nga rrjetet sociale, shkruan “Kosovarja”.