Kuriozitete

Ku gjendet kufoma e Dracula-s

Konti Dracula është një personazh libri, por besohet se ai është bazuar në një person të vërtetë. Personi, i cili ka shërbyer si frymëzim për vampirin më të famshëm, ishte Vlad III Cepesh, i njohur si Vlad Dracula.

Pallati ku ka jetuar ky kont ka mbetur si përmendore e llojit të vet, ku mund të shihen dhoma të shumta, që lidhen me shkallë të ngushta. Ka edhe mobilie dhe instrumente muzikore të vjetra. Meqë ishte tepër i ashpër ndaj njerëzve, janë krijuar shumë legjenda rreth kontit Dracula. Thuhet se ai, pasi vdiq, u zgjua vampir. Ky besim u forcua edhe më shumë nga e dhëna se trupi i tij nuk u gjet në kriptin e kishës në Snagov, afër Bukureshtit.

Në mesin e rumunëve edhe sot e kësaj dite ka mendime të ndryshme rreth tij. Disa besojnë në legjendën rreth vampirit me gjak princi, derisa të tjerët thonë se ai ishte vetëm një sundues i pashpirt. Ka të tillë që mendojnë se shpirti i Dracula-s edhe sot e kësaj dite sorollatet në vendin e lindjes së tij, në kështjellën Sigishuari.

Leave a Reply