KEK ka sanuar problemet teknike tek njësia B1.
“Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të të gjitha ekipeve të KEK-ut, në sanimin e problemeve teknike tek njesia B1, të gjitha problemet jane evituar sonte rreth orës 18:00, dhe kjo njësi është ristartuar rreth orës 20:00”, bën të ditur një komunikatë nga KEK.
“Duke ju referuar planifikimit preliminar kjo njesi do të duhet të jetë në sistem rreth ores 02:00 eventualisht 03:00 te mesnates. Edhe pse njësia B1 sipas planifikimit është paraparë të ristartohet diten e nesërme në mesdit, fale angazhimit maksimal të punëtorëve të KEK-ut, kjo njësi u ristartua sonte”, thuhet në komunikatë.