Aktuale

Kthehen ambasadorët në Kosovë, zëvendësohen me të rinj

22 ambasadorët kosovar që përfaqësojnë Kosovën në shtete të ndryshme do të kthehen në Kosovë. Këtë vendim e ka bërë të ditur vet zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.Ai për Indeksonline ka bërë të ditur se këta ambasadorë do të zëvendësohen me diplomatë të tjerë.Në këtë dokument të siguruar nga Indeksonline, kuptojmë se Ministria e Punëve të Jashtme tashmë ka nisur procedurat në këtë drejtim.