Rajon & Botë

KS i OKB-së pritet të ashpërsojë sanksionet kundër Koresë Veriore

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të votojë sonte projekt-rezolutën amerikane për ashpërsimin e sanksioneve kundër Koresë Veriore, kanë paralajmëruar diplomatët.

Sipas tyre, bëhet fjalë për ndalimin e eksportit të disa mallrave, përmes të cilave Pjong-jangu mund të arrijë të hyra vjetore prej një miliard dollarësh, transmeton KosovaPress.

Pas bisedimeve njëmujore, SHBA kanë arritur marrëveshje me Kinën, partnerin kryesor tregtar dhe aleatin e Koresë Veriore, për masat që kanë të bëjnë me shtimin e presionit mbi Pjong-jangun, në mënyrë që të ndalojë provat e veta nukleare dhe raketore, transmeton AFP.