Rajon & Botë

Kryeziu: Kroacia, kundërshtar më i vështirë se Finlanda

Hekuran Kryeziu, mesfushori i Kosovës, është i vetëdijshëm se ndeshja ndaj Kroacisë do të jetë shumë më e vështirë sesa përballje me Finlandën.

“Kroacia është një kundërshtar shumë ma i vështire se Finlanda, pasi lojtaret e tyre luajnë për top skuadrat evropiane, ne do ta shijojmë ketë ndeshje dhe nëse na jepet rasti do ta shfrytëzojmë mundësinë”, ka deklaruar Kryeziu për Express pas stërvitjes.

Ndeshja mes Kosovës dhe Kroacisë do të luhet me 6 tetor në Loro Boriçi, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin ‘Rusia 2018’.