Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefteri Luzi është vlerësuar me një certifikatë mirënjohjeje në Konferencën Vjetore të organizuar nga IACREOT dhe NACRCE e cila u mbajt në Memphis, Tennessee SHBA.
IACREOT është një nga organizatat më të suksesshme në Shtetet e Bashkuara, me më shumë se 500 anëtarë aktivë, që përfaqësojnë organizatat dhe agjensitë lokale shtetërore, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Gjatë konferencës u ekspozuan zhvillimet më reja teknologjike nga kompanitë që operojnë në fushën e zgjedhjeve dhe financave. Në sesionin kushtuar zgjedhjeve, Kryetarja e KQZ-së, e cila ishte dhe e ftuar nderi, bëri një prezantim lidhur me zgjedhjet në Shqipëri.
Luzi i njohu pjesëmarrësit me kuadrin ligjor, sistemin zgjedhor, administratën zgjedhore, duke u ndalur në aspekte të veçanta të administrimit të proceseve zgjedhore në vendin tonë, si profesionalizimi i administratës zgjedhore, edukimi zgjedhor, financimi i partive politike, zhvillimi i fushatave zgjedhore, etj.