Kryetarja e Dhomave Speciale, Ekaterina Trendafilova në sajë të vizitës së parë në Kosovë para mediave dhe shoqërisë civile tha se dhomat e specializuara janë dritë e paanshmërisë që nuk duhet të preken nga asnjë ndërhyrje politike, shkruan Gazeta Blic.
”Dhomat e specializuara janë dritë e paanshmërisë që nuk do të ndërpriten nga ndonjë ndërhyrje politike, nuk duhet të përfshihet gjyqësori me politikën.”,tha Trendafilova.
Ajo ka siguruar që gjatë proceseve gjyqësore do të mbrohen të gjitha viktimat dhe të akuzuarit.”
”Do të mbrojmë viktimat dhe të drejtat fundamentale për të akuzuarit”, pohoi ajo.
Në fund të fjalimit të saj, Trendafilova zbuloi se ende nuk është ngritur asnjë aktakuzë dhe janë duke pritur nga prokuroria që të kryejë detyrat e tyre.
”Me sinqeritet të plotë nuk ka aktakuza jemi duke pritur prokurorin që të kryejë detyrat e tij, prokuroria është forca shtytëse”, përfundoi kryetarja e Gjykatës Speciale./GazetaBlic