Aktuale

Kryetari i PDK-së: Më 11 qershor tregoni kush është Drenica

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka mbajtur një tubim me qytetarët e Drenasit në sheshin e këtij qyteti.
Atje Veseli, shpalosi programin e “Fillimit të Ri” që sipas tij paraqet zhvillimin ekonomik të vendiT.

Mes tjerash, kreu i PDK-së foli edhe për rastin e shpalljes fajtor të ish-kryetarit të kësaj komune, Nexhat Demak, njofton Klan Kosova.

“Kur u shpalll fajtor ish-kryetari i Drenasit të tjerët menduan se a do të jetë Drenasi me PDK a jo?”.

“Më 11 qershor tregoni kush është Drenica” ka shtuar Veseli.

Ndryshe, kujtojmë se Partia Demokratike e Kosovës ka arritur koalicion parazgjedhor me AAK-në dhe Nismën e Fatmir Limajt, nga ku postin për kandidat për Kryeministër Veseli ia lëshoi Haradinajt.

Kurse Lidhja Demokratike e Kosovës ka koalicion parazgjedhor me AKr-në dhe Alternativën

Vetëvendosje garon e vetme në zgjedhjet e 11 qershorit.