Aktuale

Kryetari i Obliqit Xhafer Gashi takoi kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin

Gjashtë ditë para mbajtjes së seancës ku pritet të miratohet Projektligji për Obiliqin, Kryetari i Komunës, Xhafer Gashi, së bashku me Nënkryetarin, Nysret Kelmendi, takuan Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin.

Në këtë takim, Kryetari, Xhafer Gashi, kërkoi edhe një herë përkrahjen e Kryetari të Kuvendit dhe të gjithë deputetëve për Projektligjin.

Nga ana tjetër Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, shprehi përkrahjen e tij dhe të grupit parlamentar të PDK-së dhe jo vetëm, duke thënë që ky projektligj do të marrë përkrahje të gjerë.

Në fund Kryetari, Xhafer Gashi, e falenderoi edhe një herë për përkrahjen e vazhdueshme Kryetarin e Kuvendit, që nga qvizita që i ka bërë komunës sonë vitin e kaluar, e në të cilën vizitë, Kryetari i Kuvendit, kishte shprehur përkrahjen e tij për projektligjin.

gashi1 gashii