Për t’u realizuar investimi i bërë nga UEFA përmes FFK-së, në stadiumin e Obiliqit “Agron Rama”, duhet që parcela që i përket ky stadium të kalojë nga pronësia e AKP-së në pronësi të Komunës së Obiliqit.
Kjo ishte edhe temë diskutimi gjatë takimit të sotëm mes kryetarit të komunës, Xhafer Gashi me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit z.Kujtim Shala.
Ministri Shala tha se e përkrahë komunën e Obiliqit, i cili përmes një kërkese që do t’ia drejtoi Ministrisë së Financave, do t’ia sqaroi kësaj të fundit, rëndësinë e bartjes së pronësisë së kësaj parcele.
“Ky investim sa është i rëndësishëm për komunën e Obiliqit, aq ka rëndësi edhe për sportin në nivel nacional të Kosovës”, theksoi ministri Shala.
Kryetari Gashi e falënderoi ministrin Shala për këtë mbështetje duke thënë se dëshiron bashkëpunim të mëtejshëm mes Komunës së Obiliqit dhe MKRS-së. /ObiliqiPress