Kryetari i Londrës, Sadiq Khan, e ka kritikuar presidentin amerikan, Donald Trump, duke e quajtur të turpshëm dhe mizor vendimin e tij për t’ua ndaluar myslimanëve nga disa vende të borës hyrjen në SHBA.
Në një komunikatë të publikuar në rrjetet sociale “Tëitter” dhe “Facebook”, Khan shkroi: “SHBA-ja ka një histori krenare të mikpritjes dhe vendosjes së refugjatëve. Presidenti nuk mundet thjesht t’ua kthejë shpinën krizave globale – të gjitha vendet duhet ta luajnë pjesën e tyre,” transmeton Express.