Aktuale

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi viziton Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi, nesër viziton Kosovën.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra për komunikim e Kuvendit të Kosovës, ku njoftohet për takimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli me homologun e tij Gramoz Ruçi.

Takimi në mes Veselit e Ruçit do të mbahet në kabinetin e Veselit nga ora 09:30, ku pas këtij takimi do të ketë deklaratë për media./KosovaPress/