Sot pritet që në Prokurorinë Speciale Publike të Maqedonisë, të paraqitet kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski.
Zhernovski do të dëshmojë për trysnitë ndaj tij dhe për shkatërrimin e objektit të komunës.
Ndryshe, dje prokurorja speciale, Katica Janeva paralajmëroi një rritje të punëve të PSP-së, përmes thirrjes së personave të ndryshëm për të dhënë dëshmitë e tyre për lëndët e hapura gjyqësore të PSP-së.