Aktuale

Kryetari i Vushtrrisë shërohet nga koronavirusi, nga nesër kthehet në zyrë

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri,  është shëruar nga koronavirusi.

Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook vet Tahiri, i cili ka thënë se nga nesër do të kthehet në punë, shkruan lajmi.net.

Ai ka uruar që edhe të infektuarit e tjerë ta kalojnë këtë sprovë.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,

Sot kam marrë konfirmimin nga IKSHPK se jam shëruar nga Covid 19.

Falënderoj familjen time, në veçanti bashkëshorten Igballen që ishte afër meje dhe që u kujdesën për mua. Falënderoj po ashtu stafin e QKMF Vushtrri, Dr. Kadri Haradinaj, infermierin Esat Uka, si dhe mjekët e QKUK, Dr. Adnan Klinaku, Dr.Izet Sadiku dhe Dr. Valbon Krasniqi që janë kujdesur për shëndetin tim.

Ju faleminderit juve qytetarë e dashamirë për mijra mesazhe e telefonata dashamirësie.

Falënderoj Kryetarin Mustafa, Kryeparplamentaren Osmani, Kryeministrin Hoti, Ministrin Zemaj, ministrat e deputetët si dhe kolegët Kryetar të Komunave, për kujdesin e tyre për shëndetin tim.

Faleminderit kolegëve në Komunë, Nënkryetarit Besim Muzaqi, Kryesuesit Nasuf Aliu, shefat e partive poltike opozitare në Kuvend të Komunës të cilët u kujdesën për mbarëvajtjen e punëve në Komunë dhe më uruan shërim.

Në kujdesin e mjekëve, të familjes time, e pa dyshim me ndihmën e të Madhit Zot, kjo sprovë u kalua.

Lutem që kjo pandemi të kaloj sa më parë, e të gjithë të prekurve ju uroj shërim të shpejtë.

Nga nesër i kthehem punëve dhe obligimeve në Komunë.

the authorGazetaKNN