Arsim & Kulturë

Kryetari i Vitisë Sokol Haliti mbajti sot një ligjëratë për studentët e Kolegjit AAB

Në kuadër të serisë së debateve me kryetarë komunash, sot një ligjëratë për studentët e Kolegjit AAB – në kampusin e saj në Ferizaj, ishte kryetari kryetari i Vitisë, Sokol Haliti.

Me këtë rast, prorektori i Kolegjit AAB, Shemsedin Vehapi, në fjalën e tij tha se këto ligjërata me kryetarë komunash kanë një rëndësi të veçant për studentët, të cilët do të kenë mundësinë të dinë më shumë për qeverisjen lokale, në këtë rast për qeverisjen në komunën e Vitisë.

Ndërsa, kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, duke folur për të arriturat e tij gjatë qeverisjes në mandatin e kaluar por edhe në këtë mandat, tha se Vitia, për katër vite ka qenë top komunë për sa i përket realizimit të kompetencave të veta me rregullaritet të plotë.

“Kemi punu me ligjshmëri të plotë dhe asnjë vendim për katër vite që qeveria komunale ka propozu, nuk është kthy mbrapa Ministria e Pushtetit Lokal dhe Raporti i Progresit e ka vlerësu këtë gjë”, theksoi ai.

Kryetari Haliti në këtë ligjëratë foli edhe për buxhetin e komunës, për të cilin tha se në të kaluarën ka qenë shumë deficitar, mirëpo theksoin ai, në vitet 2015-2016 është kthy në nivelin zero dhe tani vazhdon me pozitivitet.

Sa i përket zhvillimit të biznesit, ai tha për katër vitet e kaluara, Vitia është shquar edhe me rritjen e bizneseve të regjistruara dhe mos shuarjen e asnjë biznesi, qoftë ndërmarrje të vogla apo të mesme.

“Janë 1423 biznese të reja, si të vogla ashtu dhe të mesme. Kjo ka bërë që vërtetë që numri i të punësuarve dhe bizneseve të rritet jastëzakonisht shumë”, tha Haliti.

Sipas tij, një e arritur tjetër e madhe në komunën e Vitisë ka një avancim të madh edhe të krijimit të shoqatave të grave.
“Janë 12 shoqata të grave janë storje suksesi në Viti që kanë fillu me punu edhe falë të bashkëpunimit që kemi me organizatat ndërkombëtare. Vitia është komuna e vetme në Kosovë që të gjitha organizatat ndërkombëtare, qeveritare dhe jo qeveritare kanë memorandum bashkëpunimi”, shtoi kryetari Haliti.

Në këtë ligjëratë, ai foli edhe për sfidat me të cilat përballet komuna e Vitisë, ku disa nga ato sfida janë se ndonjëherë kanë mos harmonizime në punë, pengesat në zbatim të projekteve, mungesa e financave, etj.

Në këtë debat pati edhe shumë pyetje nga studentët e Kolegjit AAB, të cilave iu përgjigj kryetari i Vitisë, Sokol Haliti.

Cikli i “Debateve për Qeverisjen Lokale në Kosovë” në Kolegjin AAB do të vazhdojë edhe në ditët ardhshme me të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës. Deri më tani kanë qenë tetë kryetarë të komunave: Kryetari i Pejes, Gazmend Muhaxheri; kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri; kryetari i Gjakovës, Adrian Gjini; kryetari i Ferizajt, Agim Aliu; kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, dhe sot kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti; kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj dhe sot kryetari i Vitisë, Sokol Haliti. /Gazeta KNN