Arsim & Kulturë

Kryetari i Asociacionit Evropian të Atletikës, z. Svein Arne Hansen, premton mbështetje për atletët e Kosovës

Para studentëve të Fakultetit të Kulturës Fizike të Kolegjit AAB, sot ka mbajtur ligjëratë kryetari i Asocacionit Evropian të Atletikës, z.Svein Arne Hansen.

Ai me studentët bashkëbisedoi për qëllimet e tij si kryetar i këtij asocacioni, ndërsa, tha se njëri ndër misionet e tij të rëndësishme është edhe krijimi i stadiumit të atletikës në Kosovë.

“Unë shoh punën këtu në Kosovë, keni ende punë për të bërë. Cdo qytet në Evropë pothuajse ka stadium të futbollit, por, nuk ka ato të atletikës. Arsyea pse unë sot jam këtu dhe misioni im është që të formohen këto stadiume që nuk ekzistojnë, njëri ndër shtetet është edhe Kosova. Kjo është shume e rëndësishme për mua. Unë do të bisedoj me politikanët për këtë qështje në momentin e kthimit”, tha Hansen.

Ai gjithashtu tha se qëllimi i tij është të mbështes shtetet që janë më të vogla, sepse, sipas tij talentet më të mëdha sportive botërore kanë dalur pikërisht nga vendet e vogla.

“Unë mendoj që më të rëndësishme janë burimet që i kemi për t’i përkrahur shtetet që janë më të vogla, unë kam përkrahur në një mënyrë më të veçantë shtetet si Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina, sepse këtu ka talent. Kemi përkrahur konkurse të ndryshme. Dy herë ose tri herë në vit në kemi ngjarje që bëjmë thirrje për secilën fedaratë që të marrin pjesë në to”, shtoi Arne Hansen.

Hansen u shpreh i lumtur për mbështetjen që institucionet e Kosovës po i japin sportistëve atletë në Kosovë, por tha se duhet bërë punë edhe më e madhe për të arrirut suksese në këtë sport.

the authorBurbuqe Metolli