Aktuale

Kryetari i Gjilanit pret në takim presidentët Thaçi e Meta

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, ka pritur në një takim të përbashkët, Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin si dhe Presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën.

Ky takim u realizua në teatrin e qytetit, në nder të 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, përkatësisht festës së 28 Nëntorit, ku pritet dhe të zbulohet në Gjilan, shtatorja e heroit kombëtar Idriz Seferi.