Aktuale

Kryetari Gashi priti sot Grupin Punues për fshatin Hade

Kryetari i Komunës Xhafer Gashi, së bashku më nënkryetarin Ajet Berisha, priten në takim Komisionin e Grupit të Punës për fshatin Hade.

Në mbledhjen e fundit në Kuvendin Komunal ishte pikë e rëndit të ditës dhe u formua ky komision me këtë përbërje: Labinot Mirena, Hysni Mjekiqi, Aziz Bici, Fatmir Bekteshi dhe përfaqësuesi i fshatit Hade, Ragip Graiqevci.

Komisioni do të trajtojë shqetësimet e këtyre banorëve lidhur me zgjerimin e mihjes së re, si dhe kërkesat tjera që kanë të bëjnë me shpronësimin në këtë pjesë të fshatit Hade. /Gazeta KNN