Në kuadër të festave të fundvitit, kryetari i komunës Xhafer Gashi së bashku me DKRS-në dhe kompania “Mitrix Culture”, përgatisin shfaqjen për fëmijët e qytetit.
Në ambientin e shkollës fillore “Dr.Ibrahim Rugova” aktorët Mirsad Ferati dhe Fazli Muharremi, do të shfaqin komedinë edukative për fëmijë: “Palaqo i Ati, Palaqo i Biri” me regji të Marigona Bekteshi.
Po ashtu në këtë ditë u bë edhe repriza e shfaqjes “Zonja kryetare…”, ndërsa paratë e mbledhura nga shfaqja janë dedikuar për familjet me nevojë.
Kryetari Gashi ka falënderuar drejtoreshën e shkollës znj.Shyhrete Gashi, si dhe nxënësit dhe të gjithë prindërit për bashkëpunim.