Aktuale

Kryesuesi thërret shefat e grupeve parlamentare për ta caktuar seancën

Në mungesë të deputetëve të PAN-it është ndërprerë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa është marrë vendim që shefat e Grupeve parlamentare të takohen në orën 12 me kryesuesin e seancës për të vendosur për seancën e radhës.

Pas kësaj fjalën e kërkoi deputeti Milaim Zeka, të cilit Adem Mikullovci i tha se s’ka çka të flas. “S’ke çka me thanë o Milaim”, tha ai.

E pas kësaj reagoi Zeka, i cili i tha Mikullovcit se nuk i lejohet të sillet në këtë mënyrë si kryesues i seancës. “ Baci Adem, kam shumë respekt për ty dhe të kam dhëndër. Shprehja se kam e skam cka me thanë nuk lejohet si kryesues. Bënu me serioz se edhe dje ke bërë gabime po ti kanë fal për shkak të moshës. Mos të bëhet këtu si odë primitive është parlament. Ata që u vonuan dje kanë menduar që po vijnë në fushë të futbollit me u ba horë para korit diplomatik. I dashur Glauk mos e përdorni gjuhen e fushatës këtu dhe me paragjyku formimin e Qeverisë sepse nuk ka kurrfarë marrëveshje paraprake. Qysh i bëj profesorit Hoti të mos thotë se Veseli u dorëzua se ai prej dorëzimit kalon në ç dorëzim dhe thotë hajde e kallim Kosovën”, tha Zeka. /KosovaPress/